“Të rrosh apo të mos rrosh? – kjo është çështja...".
Nuk mund t’i vëmë faj kësaj thënie të Shakespeare që
shumë njerëz, për fat të keq, e kalojnë këtë mendim në kokë dhe madje e
materializojnë pjesën e dytë të pyetjes. Mendimet apo tentativat vetëvrasëse
janë simptoma shoqëruese apo shenja klinike të një çrregullimi depresiv madhor,
sipas teorisë dhe praktikës bashkëkohore të shëndetit mendor. Shakespeare thjesht solli në art atë pyetje
të shkurtër, por të madhe, e cila në realitetin e sotëm post-modern – i
karakterizuar nga vlera e antivlera, familje e shoqëri me fije të këputura,
norma sociale të lëkundura ose të ngurta, qëndrime që luhaten në ekstremet e
fanatizmit e të materializmit absolut – mund të mundojë shpirtin (psikën) e një
personi, shpresat e të cilit janë humbur se gjërat një ditë do bëhen më mirë.
Pikërisht ky “kapacitet aktual parësor” – SHPRESA – vihet nga babai i
Psikoterapisë Pozitive, Prof. Dr. Nossrat Peseschkian, në qendër të konfliktit
mes mendjes dhe zemrës së njeriut, i cili, nën zgjedhën e një gjendje
depresive, tenton ose faktikisht kryen vetëvrasje. Shprehje të thëna me
trishtim, me lot në sy dhe ndonjeherë me ftohtësi: “Nuk kam më shpresë për
veten...”, “E kam humbur shpresën se do bëhem më mirë...”, “Ku ta gjej
shpresën?...”, “E di që ‘shpresa vdes e fundit’, por ndjej që unë kam vdekur,
përderisa shpresa ka vdekur brenda meje...” e të tjera të ngjashme me këto mund
të na tregojnë se SHPRESA është fjala kyçe që bart fuqinë për të hapur apo
mbajtur mbyllur derën e largimit në mënyrë të vullnetshme nga kjo jetë – një
akt që shkon kundër vullnetit Hyjnor që urdhëron “Mos vrit veten!”. Synimi në
këtë paragraf të shkurtër nuk është të shohim se ç’ndodh me shpirtin që e kryen
vetvrasjen (pasi kjo kërkon një hulumtim të gjatë në literaturën e Besimeve të
ndryshme – edhe pse ato bashkohen në këtë pikë), por si të ballafaqohemi
pozitivisht me humbjen e SHPRESES, në rolin tonë si këshillues/e, terapist/e,
psikolog/e, punonjës/e social/e, mjek/e, infermier/e, familiar/e, mik/e i
personit që në mullirin e mendjes dhe zemrës bluan prej kohësh çdo kokrrizë të
fjalisë “Të rrosh apo të mos rrosh?...”.
Kështu, fokusi ynë do të jetë ndezja e një shkëndije, përtëritja graduale dhe fuqizimi i SHPRESES. Por, për ta arritur këtë, janë një sërë kapacitetesh të tjera që duhen adresuar në punën me “shpresë-humburin”, të tilla si: afeksioni, koha, durimi, pranimi, kontakti, sensualiteti, besimi, vetëbesimi, besimi në Hyjninë, siguria, modeli e uniteti, të cilat janë, sipas Psikoterapisë Pozitive, “nevoja emocionale” dhe që njëkohësisht shërbejnë si “mjete për të krijuar një lidhje të re”. Këto kapacitete janë derivate të “kapacitetit bazë të DASHURISE” dhe duke qenë se zhvillohen që nga fëmijëria e hershme si rezultat i ndërveprimit afektiv me personat më të afërt emocionalisht për ne, si: prindërit, vëllezërit e motrat, gjyshërit apo persona të tjerë në rrethin e ngushtë familjar, ato luajnë rol aktiv në mbajtjen gjallë të dashurisë për veten, të tjerët dhe jetën, duke i dhënë kështu energji edhe SHPRESES, si derivat i dashurisë.
Në thelb, personi i depresuar ka humbur diçka apo dikë që ishte burimi dhe/ose marrësi i afeksionit, kohës, durimit, besimit, sigurisë, etj., si edhe i shpresës. Duke i humbur këto burime energjie, personi i depresuar ndjen peshën e padurueshme të ftohtësisë emocionale, mungesës së kohës, padurimit, mosbesimit, dyshimit që ndjen brenda vetes dhe nga të tjerët dhe zbraztësinë që vjen si rezultat i tyre. SHPRESA ka humbur që dikush apo diçka tjetër, në të ardhmen e afërt a të largët, do ta largojë atë barrë shtypëse apo mbushë atë vrimë të zezë.
Prandaj, është e domosdoshme që “shpresë-humburi” të ushqehet me SHPRESEN se çfarë është humbur mund të rikthehet sërish, njësoj apo në një formë tjetër, duke e ndihmuar atë të shohë se cilat janë burimet alternative të afeksionit, durimit, besimit, vetëbesimit, sigurisë, etj. Pas këtij momenti, terapia apo ndihma nuk është më individuale, por duhet, domosdoshmërisht, të marrë karakterin e Terapisë Pozitive Familjare, ku të gjithë anëtarët e familjes, fisit dhe rrethit shoqëror, të cilët kanë patur ose kanë një peshë të caktuar në emocionalitetin e personit, ftohen të asistojnë në mënyrë konstruktive e aktive në faljen e afeksionit, kohës, durimit, besimit, kontaktit e unitetit, të cilat, herët a vonë, ripërtërijnë SHPRESEN për përmirësim dhe për të jetuar.
Por, shkëndija e parë e shpresës ndizet kur ne, para se të ftojmë të tjerët të kontribuojnë në procesin e shërimit të shpirtit, mendjes e trupit të personit “shpresë-humbur”, jemi falësit e parë të afeksionit, kohës, durimit, pranimit, besimit, kontaktit e unitetit, brenda kornizës profesionale. Në atë moment, terapisti kthehet në përmbushës të nevojave, të cilat kthehen në burime e kapacitete të ripërtërira brenda personit.
Sipas Psikoterapisë Pozitive, në vetë “disfunksionin” e tij, depresioni ka një “funksion pozitiv”, paradoksalisht dhe trajtohet si simptomë dhe jo si çrregullim apo sëmundje e karakterit mendor e afektiv. Prof. Dr. Nossrat Peseschkian ka thënë se depresioni është “kapaciteti për të reaguar ndaj një konflikti a shqetësimi me emocionalitet të lartë”. Domethënë, nëse pësojmë një humbje dhe ajo humbje është e rëndësishme, atëherë trishtimi që rrjedh prej saj është emocioni i natyrshëm (por që çohet në ekstrem), që fsheh nevojën për ngushëllim e mbështetje nga rrethi familjar e shoqëror. Kështu, i parë nga ky këndvështrim, vargu i famshëm do rishkruhej: “Të ngushëllosh apo të mos ngushëllosh? – kjo është çështja...” Përgjigjen mund ta japë gjithësecili në zemrën e vet. Por, në aspektin profesional, ngushëllimi dhe mbështetja psiko-sociale janë faktorë kyç në ripërtëritjen e SHPRESES.

Etion Parruca
Psikoterapeut, Trajner & Supervizor Psikosocial/LLS
Qendra Shqiptare për
Psikoterapi Pozitive
No comments:
Post a Comment